Para Covid-it, para kaosit botëror, në edicionin e fundit të turneut më të rëndësishëm të futbollit në botë, triumfoi Franca e Mbappè, Pogba dhe Griezmann. Kampionia në fuqi e botës, kombëtarja transalpine do të jetë ende favorite në rast kualifikimi, së bashku me Italinë, kampione të Evropës dhe Argjentinën, kampione të Amerikës së Jugut.

Për herë të fundit, Kupa e Botës do të luhet me 32 skuadra, përpara zgjerimit epokal në 48 pjesëmarrës në edicionin 2026, të planifikuar për t’u luajtur në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Para se të mendoni për turneun e Amerikës Veri-Qendrore, gjithçka duhet të dini për “Katar 2022”, edicioni i parë që luhet në vjeshtë në historinë e kompeticionit.

Kombëtaret që kualifikohen për në Botërorin 2022

Katari (vendi pritës)

Gjermania (e kualifikuar)

Danimarka (e kualifikuar)

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

I pavendosur ende

Kombëtaret që pritet të kualifikohen në “Katar 2022” nga çdo kontinent:
Si zakonisht, Evropa do të ketë numrin më të madh të pjesëmarrësve, me Azinë dhe Afrikën më pas. Pra, në bazë të numrit të përfaqësuesve, ka një shkallëzim të tillë: Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut, Amerika Veri-Qendrore dhe Oqeania. Pamja përfundimtare mund të ndryshojë pak në varësi të “play off”-it ndërzonal, si zakonisht.

Evropa – 13 kombëtare
Azia – 5 ose 6 kombëtare (përfshirë vendin pritës, Katarin)
Afrika – 5 kombëtare
Amerika e Jugut – 4 ose 5 kombëtare
Amerika Veri-Qendrore – 3 ose 4 kombëtare
Oqeania – 0 ose 1 kombëtare