Ministria izraelite e Shëndetësisë ka njoftuar sot miratimin e vaksinës Pfizer/BioNTech kundër Covid-19 për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

Më herët, vaksina ishte miratuar vetëm për fëmijët mbi moshën 12 vjeç dhe të rriturit.

Përfaqësues i lartë i kompanisë së sigurimeve shëndetësore Maccabi, Miri Misrachi deklaroi sot se, vendi shpreson të nisë fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 këtë dielën.

Sipas raportimeve të mediave, rreth 1 milion fëmijë në këtë grupmoshë pritet të vaksinohen.

“Këshilltarët në diskutim me Ministrinë e Shëndetësisë arritën në një përfundim pothuajse unanim se, përfitimet e vaksinës janë shumë më të mëdha se rreziqet e saj”, tha Misrachi.

Për fëmijët të prekur me Covid-19, diskutimi nëse ata duhet të vaksinohen menjëherë pas shërimit ose pas një periudhe të caktuar mbetet ende i hapur. Komisioneri i qeverisë për koronavirusin, Salman Sarka tha se vendimi do të bëhet publik të dielën.

Kryeministri i izraelit, Naftali Bennett, u bëri thirrje dje të gjithë prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre. Bennett përmendi disa vende europiane ku aktualisht po merren masa më të rrepta, përfshirë izolimi.