Lajm i keq për Simone Inzaghin dhe Interin nga ndeshjet kualifikuese të Amerikës së Jugut për Botërorin e ardhshëm. Krahas kartonit të kuq të Arturo Vidalit në Kili-Ekuador, zikaltrit janë të shqetësuar edhe për gjendjen fizike të Alexis Sanchez, i cili u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 36-të të pjesës së parë të ndeshjes së humbur në shtëpi ndaj Ekuadorit.

Sulmuesi i Interit ndjeu një problem në kofshën e djathtë dhe u detyrua të largohej nga fusha. Kushtet e tij duhet të verifikohen për shkak të ndeshjes së kampionatit të zikaltërve kundër Napolit. Kiliani është në dyshim të fortë. Shqetësim ka edhe për kushtet e e Lautaro Martinez, i zëvendësuar në Argjentinë-Brazil nga bashkëlojtari i tij Joaquin Correa.