Pas gjashtë minutave shtesë të Juventus-Atalanta, vërshëllima e trefishtë e arbitrit Ayroldi ka vulosur humbjen 1-0 të bardhezinjve.

Telekamerat kanë kërkuar Massimiliano Allegri-n, i cili është dukur shumë i zemëruar.

Para se të kthehej me shpejtësi në dhomat e zhveshjes, trajneri i Zonjës ka treguar me gisht dikë dhe ka bërtitur një frazë që bota e rrjeteve sociale, ku imazhet janë bërë virale, është munduar ta “lexojë”.

Një episod që tregon tensionin e madh që ekziston aktualisht tek Juventus. Diçka, përveç humbjes së rëndë, duket se ka zemëruar trajnerin e Juventus-it.