Një nga marrëveshjet e nënshkruar sot mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, është edhe ajo për lejeqendrimet ku të gjithë shtetasit e Kosovës do të mundë të marrin lejen pesëvjeçare të qëndrimit në Shqipëri vetëm me një aplikim të thjeshtë dhe e anasjellta.

Kryeministri Edi Rama, u kërkoi dy ministrave që ta heqin këtë 5 vjeçar dhe të mos vendosin një pengesë.

Rama: Një pyetje kam se gjithmonë e kam këtë kuriozitet sesi funksion racionalja e një ministri të Brendshëm, pse e bëni këtë lejen 5 vjet prsh. Do martohen njerëzit dhe pas 5 vitesh do të vijnë prap tek ju që të konfirmojnë që janë bashkë, pse nuk e hiqni këtë 5 vjeçarin? E marrin lejen për tu martuar nga familjarët përkatës, ju njoftojmë se jeni martuar. Në këtë njoftim ju jepni lejen e qëndrimit e pse duhet të vijnë sërish pas 5 vitesh.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svelça: Në rastin që ju përdorët, patjetër që nuk do të ketë nevojë, dmth për shembullin e martesës. Leja e 5 vjeçarit do të vlejë për studentët, për të punësuarit. Atij do t’i zgjatet leja, nuk nënkupton heqje.

Rama: Hiqeni këtë, leje pse e mbani. Është pengese psikologjike. Pasi nëse e heqim në votë, do të dilni në minorancë ju të dy.

Çuçi: S’ka nevojë për votë, se i shtojmë një zero dhe e bëjmë 50 vjet.