Ish-lideri historik i PD, Sali Berisha, deklaroi nga ‘Foltorja’ e Kurbinit se fëmijët e tij nuk kanë patur kurrë një dosje, për asnjë çështje në gjykatë. Ish-kryeministri theksoi se Edi Rama ka dërguar prej tre vitesh dhjetëra vendime të qeverisë së tij (Berishës) në SPAK, por sipas Berishës të gjitha janë kthyer, se ai ka zbatuar vetëm ligjin dhe nuk ka bërë asnjë shkelje.

“Thonë se kam dosje. Fëmijët e mi s’kanë pasur dosje për asnjë çështje, dhe Berisha kurrë nuk ka patur. Ju bëj me dije se Rama prej tre vitesh ka dërguar me dhjetëra vendime qeverie në SPAK, që të gjitha janë kthyer sepse Sali Berisha ka zbatuar ligjin.”-tha Berisha.

Pavaresisht se djali i tij Shkelzen Berisha eshte akuzuar zyrtarisht dhe ka dhene shpjegime ne Komisionin e hetimit parlamentar per aferen CEZ-DIA si dhe ka qene ne organet e drejtesise per te deshmuar, Berisha e ka mohuar nje gje te tille, duke iu kundervene dhe DASH qe ka shpallur tere familjen e tij “non grata” per korrupsion e perfitime permes abuzimit me parate e shtetit