Greqia ashpërson masat anti-Covid dhe prej 13 Nëntorit më pak njerëz do të lejohen në supermarkete apo dyqane të ndryshme shërbimi. Rregulli i ri lejon vetëm një person për 9 metra katrorë, nga një person për 2 metër katrorë që ishte deri më 12 Nëntor.

Masat e reja anti-Covid në shtetin helen ndryshuan pasi u anulua ideja për të lejuar hyrjen e qytetarëve të pavaksinuar në supermarkete vetëm me test të shpejtë negativ, por një gjë e tillë nuk gjente zbatim.

Anëtarë të kabinetit të qeverisë greke deklaruan për mediat se ka mjaft shtetas, të cilët për arsye të ndryshme nuk mund të bëjnë një test të shpejtë dhe në këtë mënyrë ata nuk duhet të penalizohen në aksesin e produkteve bazë.

Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik njoftoi se në 24 orët e fundit u regjistruan 55 vdekje nga koronavirusi, shifra të cilat janë alarmante prej javësh.