Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues madhor Gledis Nano priti sot në një takim ambasadorin britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.
Gjatë takimit, u vlerësua bashkëpunimi mes palëve, si edhe mbështetja e dhënë nga agjencitë ligjzbatuese britanike, për struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit, në drejtim të forcimit të kapaciteteve profesionale e logjistike.
Njëherazi u evidentuan edhe fushat ku ky bashkëpunim mund të thellohet në të ardhmen, në kuadër të luftës së përbashkët kundër krimit dhe forcimit të sigurisë publike.
Ambasadori britanik dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit përcollën gjithashtu urimet për emërimet respektive në detyrë dhe përballimin me sukses të sfidave në kuadër të përmbushjes së detyrave, pasi edhe ambasadori britanik ka pak i emëruar në këtë detyrë.