Në një konferencë të thirrur për mediat në aeroportin e Rinasit, pasi do të ishte jashtë vendit, kryeministri Edi Rama ka shorehur tronditjen për vrasjen makabre të 8-vjeçarit në Fier. Ndër të tjera, kreu i qeverisë kërkoi dënim maksimal për autorin.

Sakaq, i pyetur nga gazetarët se këto janë raste të përsëritura dhe se ai vetë është akuzuar në parlament për dhunë, nëse ka një mesazh për burrat, Rama shprehur keqardhjen për gjuhën që përdoret nga ligjvënësit.

Sipas tij është kultura e trashëguar nga diktatura që dikton sjellje të tilla, duke mos pranuar mendimin ndryshe. Rama pranoi se ajo që pasqyrohet në Pralament është edhe inkurajim për këta ekementë kriminalë.

“Unë mendoj që politika me gjuhën e saj, me akuzat, kam parasysh atë burim të pasur të këtij pisllëku gjuhësor dhe jo të gjithë kountribon në ushqimin e një klime psikologjike të rënduar dhe është përgjegjësie madhe ta bësh këtë. Ashtu sikundër qysh në kohën e Romës, është përcaktuar vija ndarëse mes akuzuesve dhe të akuzurave. Por barabaria e trashëguar nga regjimi komunist, por sidomos nga ai, që ishte hapësiar ku u rrit një popull i tërë dhe posaçërisht e gjithë gjenerata e politikës së këtyre 30 viteve me asnjë ide për ekzistencën e të ndryshimit, rivalit, kundërshtarit në ide, por vetëm me ide se kush mendon ndryshe është armik, i cili duhet pushkatuar, burgosur, vazhdon ende të ketë bishtat e vet edhe në ditët e sotme. Është një cëhstje kulturore që nuk zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Ne e shohim edhe sot dhe ju të gjithë jeni të detyruar që ta pasqyroni.

Gjithë këtë furi të gjuhës së kohëve të vjetra që riprodhohet për arsye dhe mosarsye të politikës së ditës. Kur shikon në ekrane fantazma të të shkuarës që flasin me gjuhë ekstrem, apo edhe pasqyrën e parlamentit ku për fat të keq nuk mungojnë ekstremet në akuza. Atëherë është e kuptueshme që mesazhin që marrin shtresa të ndryshme të shoqërisë, edhe këta kriminelë është inkurajues, fatkeqësisht. Këtu nuk është çështja e mesazhit, por shembullit. Çfarë mund të thuhet më shumë sesa durim dhe shembull. Ju thatë dhjetëra, por fatmirësisht nuk janë dhjetëra, sigurisht janë raste që përsëritet dhe këto raste ekstreme janë të mjaftueshme dhe sikur të jenë fare pak për tu tronditur. Ajo që është e përsëritur në vijimësi është dhuna në familje dhe ndaj grave. Aty legjislacioni është nga më të ashprit, por kur në gjykata rastet tregojnë se trupat gjykues favorizojnë burrat në raport me gratë e dhunuara ky është një skandal i madh,” tha Rama.