Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Sociliste, Damian Gjiknuri zhvilloi sot një takim me Asamblenë Socialistenë Prrenjas.

Gjiknuri tha se analiza e rezultatit të 25 Prillit dhe riorganizimi i partisë janë domosdoshmëri në mënyrë që të jemi gati për zgjedhjet e ardhshme.

“Me marrjen në drejtim të Bashkisë është kthyer vëmendja ndaj kësaj zone përmes punëve transformuese. Investimet në infrastrukturën rrugore janë pasuar me nisjen e investimit në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike”, tha Gjiknuri.

Sipas tij, “prioritet mbetet unaza e qytetit dhe rrjeti i ujësjellësit që janë treguesi më i mirë i punës së Bashkisë Prrenjas, falë edhe mbështetjes së qeverisë, në shërbim të qytetarëve”.

“Vetëm nëse punojmë si ekip duke u ndodhur pranë çdo problematike të qytetarëve mund të jemi të suksesshëm edhe në këtë mandat të tretë qeverisës”, tha Gjiknuri.