Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri vizitoi sot ambientet e një kompanie private në Librazhd, e cila ka të punësuar 130 qytetarë.

Bashkë me kryetarin e bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra, Gjiknuri vizitoi ambientet e kompanisë “Sv Mega” e cila prej vitesh prodhon pjesë të ndryshme për marka të rëndësishme automjetesh si Mercedes, Fiat, Ford, Opel, Renault dhe për makineritë bujqësore, që më pas tregtohen në vendet e BE dhe SHBA.

Aktualisht në këtë kompani, sipas Gjiknurit, janë të punësuar 130 qytetarë, numri i të cilëve shtohet çdo vit.

“Sipërmarrje të tilla krijojnë vende pune dhe rrisin të ardhurat për ekonominë familjare”, tha ai.