Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ , foli për zhvillimet politike në Partinë Demokratike dhe përplasjet mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjekmarkaj tha se sot është e rëndësishme vetëm e ardhmja e Partisë Demokratike, pasi sipas tij ndodhet në krizë.

I ndalur tek mbledhja e firmave për Kuvendi Kombëtar, Gjekmarkaj u shpreh mosbesues për faktin se këto firma po mbahen sekret dhe kjo sipas tij ule seriozitetin e porcesit. Më tej shtoi se nëse firmat nuk janë të falsifikuar, atëherë Kuvendi do të duhet të mblidhet.

Për Gjekmarkajn, kryedemokrati Basha nuk kishte zgjidhje tjetër për përjashtimin e Berishës.

“Sekreti i tyre për mua shtron shumë pikëpyetje dhe ul seriozitetin e procesit që ka ndërmarrë Berisha, i cili për momenti nuk ka as funksion është një individ i pezulluar nga grupi”, tha Gjekmarkaj, ndërsa shtoi: “Sot vërtet flitet për bashkim, por më shumë po shihet përçarje.”

Pjesë nga intervista:

Si e shihni daljen nga kriza dhe çfarë vendimi duhet të marrë Basha?

Gjekmarkaj: Basha mendoj nuk kishte shumë mundësi zgjedhje. Sot askush nuk jep një zgjidhje për problemin me SHBA dhe se si kjo peshë e rëndë që rëndon mbi supet e PD të hiqet.

Mendoni se firmat për Kuvendin janë mbledhur?

Gjekmarkaj: Nuk e di sa firma mund të jenë, ato duhet të ishin bërë publike. Në liri dhe pluralizëm nuk mund të kesh frikë ndaj askujt. Aty ka firma, nuk di sa firma ka apo nëse nuk janë false.

Nëse firmat janë a duhet të mblidhet Kuvendi?

Gjekmarkaj: Unë jam kundër një kongresi që perceptohet si konflikt ndaj SHBA, por nëse firmat janë atëherë ai duhet të mblidhet.

Përse mbahen sekret?

Gjekmarkaj: Dyshoj se mund të ketë parregullsi në to, do të kenë një tërësi firmash që në vetvete ndërlikojnë procesin.

Por nëse më shumë se gjysma e Kuvendit është pro Berishës, çfarë duhet bërë?

Gjekmarkaj: Kushtetuta e PD apo statusi i saj synon të mbaje rendin e gjërave, por përtej çështjes, kjo është më dialektike…Nëse duhet të jetë apo jo Berisha që të udhëheqë PD pas 30 vitesh. Besoj që Berisha është person i kalibrit të lartë , por kjo nuk më shmang të kem një gjykim për sjelljen e Berishës në këtë moment sepse tani është në një paradoks. BW