Olivier Giroud, i intervistuar nga “L’Equipe”, ka folur për kombëtaren franceze. Sulmuesi i Milanit, që pas Kampionatit Evropian është lënë mënjanë nga trajneri Deschamps, si në kualifikueset e Botërorit, ashtu edhe në Ligën e Kombeve, u shpreh: “Nuk do të jem unë, personi që do të them se po largohem nga kombëtarja. Trajneri e di; nëse ka nevojë për mua, jam gati.

Sidoqoftë, sot prioriteti im është Milani. Pjesa tjetër është bonus. Nuk ka vrer nga ana ime. Synimi im ishte të rizbuloja kënaqësinë e fushës. Për të tjerat kam luftuar gjithmonë, edhe kur isha me shpinën pas murit, ndaj nuk mund të them se nuk besoj më. Jam në paqe me veten, nuk kam ndërruar klub sipas kombëtares”.

Natyrisht, ta shihte Francën e tij të fitonte Ligën e Kombeve nga shtëpia nuk ishte e lehtë: “Ishte një ndjesi e çuditshme, edhe pse u lumturova për djemtë. I njoh prej kohësh dhe kam ndarë shumë gjëra të bukura me ta. Nuk e fsheh që diçka më brente në zemër”.

Giroud më pas siguron se ka sqaruar çdo mosmarrëveshje me Benzema, edhe pse për rikthimin e sulmuesit të Realit në kombëtare pas gjashtë vitesh mungesë shton: “Duke qenë se i vetmi që mund të vendosë është Deschamps, do ta kish