Shqipja dhe gazetari Bledi Mane u përplasën keq në emisionin “E Diell”. Gjithçka nisi nga një deklaratë e gazetarit mbi ish-konkurrenten.

“Kam pyetur në përgjithësi meshkujt, shokë, kolegë, të njohur e të panjohur që më flasin gjithmonë për Shqipen, i kam pyetur “Ore çfarë pëlqeni te ajo?”, “Mënyra si kundërshton” më kanë thënë. Mirëpo, unë iu kam thënë se do të jeni të zhgënjyer sepse në shtrat është krejt e kundërta”, tha ai.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga Shqipja, e cila e konsideroi degradim të bisedës.

“Stop me këto degradime bisedash! E kam seriozisht! Në shtrat…ça je duke folur m? Çfarë je duke folur? Pse e çon muhabetin deri në atë pikë?”, i tha ajo e revoltuar, teksa Mane shtoi se Shqipja nuk e kupton që e kishte në kuadrin e humorit.