Futbollistët serbë kanë provokuar Kosovën gjatë një feste për fitoren e ndeshjes me Portugalinë. Në një foto që shihet të pozuar sulmuesi i Fiorentinës, Dushan Vlahoviç së bashku me dy shokë skuadre të tjerë, duke provokuar me hartën e Serbisë duke futur dhe Kosovën.

Futbollistët duken se kanë veshur fanella me mbishkrime nacionaliste dhe Kosovën e bëjnë Serbi.

“Le të valëvitë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumije (Mal të Zi)”, ishte mbishkrimi në fanellat e tre futbollistëve serbë që pozuan duke i ngritur lart tre gishta , simbol i Serbisë.

Nuk dihet ende se çfarë qëndrimi dhe vendimi pritet të marrë UEFA me këto veprime dhe gjeste të lojtarëve serbë.