Franca ka identifikuar 8 raste me variantin e ri, sipas një njoftimi nga ministria e shëndetësisë. Sipas autoriteteve, personat e infektuar janë udhëtarë nga Afrika e Jugut. Ndërkohë deri më tani janë konfirmuar disa raste në Britani, Gjermani, Itali, Holandë, Danimarkë, Belgjikë dhe Republikën Çeke.

Sipas OBSH-së, ende nuk është ende e qartë nëse varianti iriSARS-CoV-2 Omicron i koronavirusit është më ngjitës në krahasim me mutacionet e tjera apo nëse shkakton një sëmundje më të rëndë.

OBSH po punon me disa me ekspertë teknikë për të kuptuar ndikimin e mundshëm të variantit në masat ekzistuese, përfshirë vaksinat.

“Aktualisht nuk ka asnjë informacion që të sugjerojë se simptomat e Omicron janë të ndryshme nga ato të varianteve të tjera”, tha ai, duke shtuar se rastet e para ishin te studentët, të rinjtë që priren të kenë simptoma më të lehta. “Do të duhen ditë, deri në disa javë, për të kuptuar ashpërsinë e variantit Omicron,” tha ai.