Pas asaj që ndodhi në transmetimin live, Fifi ka vendosur të largohet përfundimisht nga shtëpia. Ajo ka thënë se nuk ndihet mirë dhe ju ka shpjeguar banorëve arsyet e largimit.

Banorë, unë kam marrë vendim të lë shtëpinë e Big Brother sot. Kam nevojë të merrem me veten time. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë. Nuk e kisha atë mundësinë që të flisja atë që vërtë e kam. Se nëse ju jeni munduar të më ruani mua edhe unë jam munduar t’ju ruajë ju krejtëve dhe në shumë raste nuk e kam dhënë mendimin tim ashtu si e kam. Dhe kam nevojë të dalë jashtë e të merrem me veten. Ju pres pas 50 ditëve”, tha Fifi.

Reagimi i banorëve të tjerë ishte dashamirës dhe përlotja e tyre për Fifin nuk mungoi. Kjo e fundit tha në nota humori se si një banore shumë e fortë po largohej dhe po i linte rradhë pjesës tjetër.