Puthja e shumëpritur mes Sarës dhe Dj Pm në Big Brother Vip më në fund ndodhi, por jo të gjithë e kanë pritur mirë. Fifi ka reaguar keq pasi e mori vesh atë që kishte ndodhur dhe i ka thënë Sarës se është lunatike.

“Ti e paske puthur. Me dukesh e pasigurt. Ty të erdhi motra për PM, të tha s’ka gjë. Qenke lunatike. Për mua është shumë e rëndë”, tha Fifi kur mori vesh se Sarah dhe PM ishin puthur.

Pas këtyre fjalëve të Fifit Sarah u përlot dhe Fifi filloi të flasë me tone të larta, gjë që mblodhi banorët në atë ambient. Ata e mbështetën Sarën dhe i thanë se ajo nuk ka pse të japë shpjegime. Fifi e akuzoi Sarën se po luan me PM dhe nuk do ta lejojë ta bëj këtë gjë, pasi ai është vëllai i saj. Sara është prekur pas këtyre fjalëve dhe ka kërkuar të largohet nga shtëpia.

Kujtojmë se kur PM hyri në shtëpinë e Big Brother Vip, ishte Fifi ajo që e inkurajoi Sarën që t’i jepte një mundësi. Ajo i ka folur mirë Sarës për DJ PM dhe ka thënë se ai është tepër pozitiv.

Ndërkohë, marrëdhënia mes Sarës dhe PM ka pasur luhatje të vazhdueshme dhe të dy deklaruan se nuk mund të ishin me njëri-tketrin, por gjërat duket se kanë ndryshuar pas puthjes në orët e para të mëngjesit. Mbetet për t’u parë nëse në shtëpinë e Big Brother Vip do të krijohet çifti i parë.