SHBA e sheh Open Balkan si një mundësi, deklaroi Gabriel Escobar, i dërguari special i presidentit amerikan Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, në përfundim të një misioni në Bosnje-Hercegovinë.

”Dënimet kundër politikanëve boshnjakë, për të cilët flitet kaq shumë, janë në tryezë, së bashku me instrumentet e tjera ekonomike. Nuk do të doja të flisja për sanksione kundër Republika Srpska (entiteti me shumicë serbe të Bosnjës)’’, vuri në dukje Escobar duke theksuar se ”njerëzit në këtë rajon tashmë kanë vuajtur shumë”.

”Sanksionet amerikane kundër politikanëve boshnjakë, duke përfshirë mjete të tjera efektive ekonomike, janë një opsion real”, shtoi diplomati.

”Unë e kuptoj hezitimin për Ballkanin e Hapur. SHBA mbështesin të gjitha nismat që integrojnë ekonomikisht rajonin, përfshirë Ballkanin e Hapur, iniciative qe aktualisht përfshin Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Shqipërinë. Njerëzit e biznesit, të rinjtë, ekonomitë po zhvillohen dhe autoritetet boshnjake duhet të kuptojnë se ky është një shans dhe ata duhet të shkojnë në atë drejtim. Ne e shohim Ballkanin e Hapur si një shans dhe do të sigurojmë që kjo iniciative të jetë efektive jo për përfitime politike, por për të ngritur rajonin në nivelin e standardeve evropiane”, theksoi ai.

Escobar, në një mision për krizën e thellë politiko-institucionale që prej muajsh po bllokon Bosnje-Hercegovinën, u takua dje me anëtarët e kryesisë tripalëshe në Sarajevë, ndërsa sot, në Banja Luka pati bisedime me qeveritarët lokalë dhe me anëtarët e opozitës.

Kriza boshnjaku ishte edhe fokusi i një takimi që lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik pati dje në Ankara me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.