Deputeti Erion Braçe ka reaguar pas akuzave të demokratit Ervin Salianji se ish-zv.kryeministri ka dalë në përgjimet e prokurorisë italiane për çështjen e Rezart Taçit. Braçe është shprehur në Kuvend se ai nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lidhje me Taçin dhe se nuk ka shkëmbyer kurrë mesazhe apo telefonata. Deputeti socialist thotë se kjo është një goditje që i bëhet atij politikisht. Sipas Braçes, ka shumë deputetë në Kuvend që paguhen me para për të shpifur.

Braçe: Me thënë të drejtën ka më shumë se 1 orë që diskutohet për etikë. Etika në këtë sallë, veçanërisht ndaj grave, mori fund kur mllefja u derdh mbi emrin e një gruaje që nuk i kishte fajin askujt. Do sillni në vëmendje se si mori fund etikla.

Unë erdha këtu për të folur për buxhetin dhe kam folur vetëm për këtë. Kisha një qëllim të vetëm. Fola siç e mendoj unë. Se sa i shqetësuar jam unë për bujqit, nuk e gjykon dot askush. Nuk akuzova askënd. Në këtë sallë, ka shpifës të dënuar nga gjykata. Ka komplotues në kurriz të të njerëzve të tjerë. E përsëritur disa herë, ka një limuit. Dokumemnti i përgjimit të Rezart Taçit ka datën 18 tetor 2021. Unë e zotëroj të plotë atë document. Në 18 tetor unë nuk kam qenë zëvendëskryeministër. Roli im ka qenë vetëm deputet I kuvendit. Në këtë sallë ka njerëz që paguhen, për të shpërndarë akuza sa tek njëri dhe tek tjetri. Do jua provoj që paguhen në cash.

Këto lojëra luftrash përfundojnë në ditën e pagesës cash. O kam denoncuar unë transaksionet e ARMO, kam kallëzuar në prokurori. Një prokuror që nuk është më në prokurori e mori dhe ka fshirë gojën. Është një korrupsion politik. Aty e keni ARMO-n një varr të hapur në politik. Midis meje dhe Rezart Taçit nan dan një oqean aq I madh, nuk kemi shkëmbyer kurrë asnjë telefonatë dhe mesazhe. Nuk kam shkelur këtu në televizionin e Rezart Taçit.