Emigrantja Evi Kokalari është përfshirë në debate me disa eksponentë të PD-së që kritikojnë veprimtarinë e Sali Berishës dhe iniciativën e tij për të përdorur forcën më të madhe opozitare për interesa të vetat personale.

Së fundmi, Kokalari njoftoi se ka paditur në SPAK deputetin Ervin Salianji, për deklarata të cilat i konsideron “shpifëse”.

Ajo thotë se punon shumë por ama gjen kohë që të merret me politikë si në Amerikë ashtu edhe në Shqipëri duke sakrifikuar aq shumë veç për dy popujt.
“Padia ndaj Ervin Salianji sot u depozitua në Spak.

Padia është për shpifje që ai i ka bërë publikisht.

Dua të sqaroj se familja ime nuk ka mbajtur kurrë mbiemrin Hoxha, por është njohur gjithnjë me mbiemrin Kokalari.

Im shoq ka qënë vetëm dy herë në Greqi dhe s’ka qënë kurrë pjesë e politikës as në Greqi & as në Amerike, jo më të jetë pjesë e ‘Agimit të Artë’ apo lobit Grek.

… dhe unë nuk jam e papunë. Madje punoj orë të gjata që të merrem me bisnesin tim privat qe kam punuar 20 vjet për ta sjellë aty ku është dhe të kem kohë të merrem me politikë si në Amerikë, ashtu dhe në Shqipëri.

Një faleminderim të veçantë avokates Endira Bushatit, që i është dhënë me shpirt mbrojtjes time”, shkruan Kokalari në “Facebook”.

Kujtojmë se Salianji e ka quajtur Kokalarin një skizofrene dhe një emigrante të papunë.

Sipas tij, bashkëshorti i Kokalarit është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare.

“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot.

Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD.”, u shpreh Salianji.