Një çift të ri kemi në showbizin shqiptar dhe ata janë boksieri Robin Krasniqi dhe Missi Marigona Krasniqi.

Lajmin e ka konfirmuar Marigona, e cila prej disa javësh ngacmonte publikun duke mos e ekspozuar me fytyrë të dashurin e saj.

Zyrtarizimin e lidhjes, Marigona dhe Robin e kanë bërë përmes fotografive në rrjete sociale. Bukuroshja ka publikuar disa foto me boksierin ku shfaqen të lumtur krah njëri-tjetrit.

Teksa komentet tejet pozitive nuk kanë munguar, ndjekësve i ka rënë në sy një detaj, mbiemri i njëjtë. Sidoqoftë, Robin dhe Marigona nuk vijnë nga i njëjti fis prandaj ky fakt nuk është problem.