2 orë më parë Fifi vendosi të largohet nga ‘Big Brother VIP’, por para largimit këngëtarja ka vendosur të dhurojë disa nga sendet e saj personale.

Si një mënyrë e mirë për të kujtuar këtë eksperiencë, Fifi ka dhuruar produkte apo veshsje për secilin prej banorëve.

Kjo gjë fillimisht u kundërshtua nga banorët ,por disa minuta më pas ato e pranuan këtë gjest me përlotje dhe nostalgji.

Këngëtarja gjithashtu i tregoi banorëve dhe vendin ‘’sekret’’ ku ajo kishte fshehur cigaret.

Ajo i dhuroi letrën që i shkroi vetes para ca ditësh Ilirit, i cili e lexoi në heshtje dhe gjithashtu i tha Donaldit se e do fituesin e shtëpisë dhe ai i premtoi se do shkojë në finale për të.

Sabiani dhe Arjola e kanë përjetuar më keq emocionalisht largimin e Fifit.