Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të mërkurë në mbledhjen me 71 kryetarët e degëve të kësaj partie paralajmëroi se do të zbatojë statutin ndaj kujtdo që ka shkelur vendimin e Kryesisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën.

“Do të bëjë Sali Berisha miting me 11 dhjetor? Apo mendon se do te ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD.

Por veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike te PD, e kane përgjigjen në statut. Dhe do ta zbatoj Statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishen. Boll eshtë boll. Asnjë anëtar nuk është mbi Statutin dhe nuk është mbi të tjerët.”- u shpreh Basha.