Rreth 3000 persona diagnostikohen çdo vit me diabet në vendin tonë. Në ditën ndërkombëtare të kësaj sëmundje, endokrinologu Florian Toto, tha se Covid 19 ka sjellë një shtim të rasteve të këtyre pacientëve.

Kjo pasi edhe marrja e kortizonikëve për trajtimin e virusit, ka shkaktuar diabet të tipit 1 te qytetarët.

Zv/ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli, fokusin e vendosi tek rimbursimi i medikamenteve të diabetit për qytetarët shqiptar. 20 milion euro nga buxheti i shtetit janë përdorur për këtë qellim tek personat deri në 24 vjeç. Premton se do të ketë rritje të moshës që përfiton rimbursim.

Rreth 50 % e diabetikëve, mund ta kishin parandaluar sëmundjen nëse do të kishin përdorur një dietë të shëndetshme apo do të merreshin me aktivitet fizik.