Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në konferencën e përbashkën me kryeministrin Edi Rama u shpreh se Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, sipas së cilit kjo do tësillte një mesazh besimi për të gjithë rajonin.

” Konfirmoj mbështetjn tonë për Shqipërinë për integrimin në BE, mbështesim hapjen e negociatave para fundit të viti, kjo do jepte një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë rajonin”, tha Di Maio.