Pak minuta më parë avioni ‘Air Albania’ mbërriti në aeroportin e Beogradit me delegacionin nga Shqipëria që do të marrë pjesë në samitin për Ballkanin e hapur. Samiti zhvillohet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Qeveria shqiptare përfaqësohet nga kryeministri Rama ndërsa Zaev do të zëvendësohet nga zv. kryeministri Nikolla Dimitrov në takimin e nesërm, pasi pak ditë më parë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, partia e të cilit pësoi një humbje të thellë, u dorëhoq.

Sikurse edhe në takimet e shkuara të këtij formati, Vuçiç, Rama dhe Dimitror në ditën e parë të samit do të zhvillojnë një ecje në qendër të Beogradit.

Dita e dytë e takimit do të nisë me një takim me përfaqësuesit e biznesit e më pas me ata të Këshillit Atlantik për tja lënë vënë vendit takimit trepalësh.

Për atë çfarë do të dakordësohet në këtë takim Vuçiç, Rama dhe Dimitror do t’i deklarojnë në një konferencë të përbashkët për mediet.

Edhe ky takim i radhës e gjen iniciativën e Ballkanit të Hapur pa Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën.

Agjenda e zbardhur e “Open Balkan”:

08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve

09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë

Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.

10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik

Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.

10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin

Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov

11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve.