Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, saktësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6.808 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 42 qytetarë, duke e dërguar numrin në total, që prej shpërthimit të pandemisë në 16.151.

Në njësitë e kujdesit intensiv, ndodhen të shtruar 441 pacientë, gjendja e së cilëve sipas mjekëve është e rënduar.