Gjatë 24 orëve të fundit shteti ynë fqinj, Greqia ka regjistruar 6677 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në total numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 931 183.

Për fat të keq kanë humbur jetën 104 qytetarë. Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara, numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë është 18067.