Efikasiteti i vaksinimit kundër COVID-19 mbetet i lartë në parandalimin e shtrimit në spital (91 për qind), shtrimit në kujdesin intensiv (95 për qind) ose vdekjes (91 për qind).

Efektiviteti në parandalimin e çdo diagnoze simptomatike ose asimptomatike të COVID-19 te personat e vaksinuar plotësisht zvogëlohet nga 89 për qind, gjatë fazës epidemike me variantin Alfa mbizotërues, në 75 për qind gjatë fazës epidemike me variantin e përhapur Delta.

“Në një fazë rigjallërimi të virusit, si kjo që po dëshmojmë në nivel europian për momentin, është e drejtë të përshpejtohet administrimi i përforcuesve”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Sipas Giovanni Rezza, drejtor i përgjithshëm për Parandalimin, në Ministrinë italiane të Shëndetësisë, falë masave parandaluese dhe tashmë vaksinave, u arrit të shmangej vala e madhe, ajo që do të kishte ngopur spitalet, do t’i kishte ngjeshur, do të kishte shkaktuar shumë vdekje dhe jo vetëm për shkak të COVID-it të drejtpërdrejtë.