Ballkani po përballet me një tjetër valë të pandemisë koronavirus. Sllovenia regjistroi një rekord të ri të infeksioneve ditore, me 4,511 raste të reja.

Më urgjente paraqitet situata në Rumani dhe Bullgari, vende me shkallën më të ulët të vaksinimit në të gjithë BE-në.

Në Rumani u raportuan gati 9 mijë të infektuar, në Kroaci ndërkohë 6310 raste, gati 5 mijë të infektuar në Bullgari, ndërsa Serbia ka regjistruar 6126 raste të reja.