Antonio Conte ka shpalosur listën e dëshirave për në merkato që nga momenti që shkeli në Tottenham.

Këtë herë tekniku italian po mendon për mbrojtjen dhe ka piketuar Skriniar, qëndër mbrojtësin e Inter-it. Conte e pëlqen shumë mbrojtësin zikaltër dhe gjithashtu ai ka deklaruar disa herë që Milan Skriniar është mbrojtësi më i mirë qëndror në Itali.

Inter nuk ka ndërmend të ulet të bisedojë me asnjë ekip për shërbimet e tij, por nuk dihet ende nëse Tottenham do të bëjë ndonjë ofertë zyrtare për të .