Meridiani dhe Einxhel janë përfshirë në një debat brenda shtëpisë së “Big Brother”, teksa diskutonin për Antonelën. Meridiani tha se Antonela ka fituar vetëm për disa muaj famën që Einxhel është munduar ta marrë prej vitesh.

Ai shtoi se Einxhelin nuk e njeh si prezantuese, ndërkohë që ajo ia ktheu se nuk e njeh si opinionist.

Pjesë nga debati mes tyre:

Meridian: Është ndër njerëzit më të komentuar që kur ka filluar ‘Për’puthen’.

Einxhel: Kush?

Meridian: Antonela.

Einxhel: Edhe?

Meridian: Ça pune ke bërë ti Einxhel, se unë s’të kam parë asnjëherë në prezantim…pa ofendim

Einxhel: S’më ke parë ti?! Problemi yt nëse s’më ke parë.

Meridian: Edhe ai është problemi yt që ti nuk e di se çfarë ka bërë ajo.

Einxhel: Vetëm në ‘Për’puthen’ të kam parë ty duke dhënë opinion.

Meridian: Aq vëmendje sa ke fituar ti në gjithë këto vite dhe ndjekës, ajo e ka fituar për nëntë, tetë muaj. Kjo do të thotë që është person që e do publiku. Se një njeri që nuk e do publiku nuk shkon 300 mijë ndjekës për tetë muaj.

Einxhel: Meridian, nuk më hyn në punë fare.

Meridian: Është njeriu që krijon gjithë kohës konflikt.