Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me kryeministrin Edi Rama ka prezantuar sot Buxhetin 2022 për sektorin e peshkimit.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Frida Krifca tha se kanë prioritet për ta çuar edhe më tej këtë sektor, që sipas saj është shumë më mirë seç ishte para vitit 2013.

“Deri para disa vitesh peshkimi ishte i lënë në kaos dhe me motor të fikur. Ishte i vështirë të kuptohej fuqinë që kishte. Falë mbështetjes së qeverisë kemi krijuar një realitet të ri. Puna është shpërblyer edhe me shifra. Të dhënat e punësimit tregojnë se nga 2013 janë më të larta.

Ne nuk jemi të vetëkënaqur, dëgjuam problematikat. Kemi ende shumë punë për të bërë. Kemi për të zgjidhur çështje për nisjen e anijeve me policinë kufitare.

Buxheti synon fuqizimin e mëtejshëm të këtij sektori edhe më tej. Është buxhet për peshkatarin që lundron në det, për të përmirësuar efikasitetin. Do të vijojmë rinovimin e flotës së peshkimit duke mbështetur riparimin anijeve. Do të rrisim eficencën energjetike. Do të rrisim sigurinë ushqimore, për mbështetje e sigurisë së frigoriferëve në anije. Do të punojmë fort për sektorin prodhimit. Kemi shumë punë për të bërë. Dio të jemi përherë me ju për çfarë do nevoje të keni,” u shpreh ministrja.