Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj është thirrur në seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, ku ka prezantuar buxhetin për vitin 2022.

Mes të tjerash, ministrja është pyetur nga Fatmir Mediu në komision për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Ibrahimaj tha se për vitin 2022 është parashikuar fondi 1 miliard lekë.

“Ne kemi alokuar fond edhe vazhdojë për të kompensuar ish të përndjekurit. Për vitin 2022 fondi i alokuar është 1 miliard lekë. Të gjithë ata ish të përndjekur që janë të gjallë janë të kompensuar dhe pjesa e mbetur mbeten për familjarët. Gjatë dy viteve të fondit buxheti i shtetit ka qenë shumë i presuar nga pandemia dhe tërmeti dhe shpenzimet dhe fondet e tjera kanë hasur diferenca,” tha ministrja.