Armando Broja është kthyer një lojtarin më të përfolur të Kombëtares. Të gjithë prisnin që sulmuesi kuqezi të zbriti në Wembley për të bërë realitet ëndrrën e tij, të luante kundër Anglisë. Për fat të keq nuk e mendoi në këtë mënyrë trajneri Edy Reja, ky vendim i italianit por dhe amullia e madhe që shoqëroi gjendjen e tij fizike krijojë shumë pakënaqësi në radhët e tifozëve.

Broja ka lënë pas dëmtimin e pësuar në kavilje dhe do të jetë në dispozicion të Southampton për sfidën e së shtunës kundër Norwich, fakt të cilin e konfirmoi në konference për shtyp trajneri, Ralph Hasenhuttl:

“Ward-Prowse, Livramento, Broja dhe Stephens kanë qenë futbollistët me probleme fizike dhe që kanë punuar nën kujdesin e ekipit mjekësor. Megjithatë përveç Stephens, të gjithë të tjerët kanë kryer stërvitje të plota në fushë gjatë këtyre ditëve dhe do të jenë në dispozicion për sfidën ndaj Norwich. Broja ka pasur një problem në kyç, që duket se e ka kaluar totalisht tashmë dhe është gati për sfidën e radhës”, tha ndër të tjera Hasenhuttl.