Vials of the Sinovac coronavirus disease (COVID-19) vaccine are pictured at Bangkok's Suvarnabhumi International Airport before the arrival of a shipment of 200,000 doses from China, in Bangkok, Thailand February 24, 2021. REUTERS/Athit Perawongmetha - RC2QYL9TW30O

Britania do të shtojë vaksinat kundër Covid-19, Sinovac të Kinës (SVA.O), Sinopharm dhe Covaxin të Indisë në listën e vaksinave të cilësuara të sigurta.

Kështu, personat e vaksinuar më këto vaksina do të udhëtojnë lirisht në Britaninë e Madhe, ashtu siç ndodh me personat që janë vaksinuar me Pfizer, Astra Zeneca dhe Moderna,vaksina të cilat EMA i ka licencuar.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi nga 22 nëntori dhe do të përfitojnë persona të vaksinuar plotësisht nga shumë vende, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Malajzinë dhe Indinë.

Rregullat e udhëtimit po thjeshtohen më tej pasi të gjithë njerëzit nën moshën 18 vjeç do të trajtohen si plotësisht të vaksinuar në kufi dhe do të mund të hyjnë në Angli pa u izoluar pas mbërritjes, tha të hënën Departamenti i Transportit.

Vaksinat e kompanive Sinovac dhe Sinopharm, edhe pse të njohura si të sigurta nga raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk janë ende të miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA).