Konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të zhvillohen sa më shpejt të jetë e mundur, deklaroi sot shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

”Maqedonia e Veriut është e ankoruar fort në rrugën e saj drejt BE-së. Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar: si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria kanë bërë pjesën e tyre dhe ne mezi presim të zhvillojmë konferencat e para ndërqeveritare për inicimin e negociatave të anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Borrell në Twitter.

”Ia rikonfirmova sot në mëngjes këtë gjë ministrit të Jashtëm maqedonas Bujar Osmani”, shtoi ai.

Pavarësisht dritës jeshile të Komisionit të BE-së, kuadri i negociatave shqiptare dhe maqedonase ende nuk është rënë dakord për shkak të kundërshtimit bullgar ndaj MV në lidhje me identitetin e dy vendeve.