Pas reagimit të shumëpritur të moderatores Bora Zemani ndaj afrimitetit mes Donaldit dhe Beatrixëa, nuk ka munguar edhe reagimi i ish-konkurrentit të “Përputhen” Atdhe Xharavina.

Ai ka reaguar me një Story në rrjetin social Instagram duke ironizuar moderatoren. Në të ai ka postuar një foto ng palestra ku shfaqet me një varse. Krahas fotos ai ka shkruar duke pyetur publikun nëse duhet ta mbante apo ta hiqte varsen. Edhe pse në postim nuk janë përmendur emra konkretë, është e dukshme ironia kundrejt moderatores.