Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajtë ‘Foltoren’ e radhës në Tiranë, teksa ka paralajmeruar nje takim me grate e PD, te cilat mendon se do t’ia “rrembeje” Lulzim Bashes.

Në sallën Rogner, Berisha pret ditën e nesërme në orën 17:00 lidhjen demokratike të gruas në Shqipëri. Ish-lideri historik i PD-së, fton gratë që të jenë pjesmarrëse.

Ndërkohë që ditën e martë Berisha do të zhvendosë ‘Foltoren’ në Burrel në orën 17:00.

Njoftim!

Diten e diele, me 21 Nentor, ora 17:00, ne Hotel Rogner, salla Antigonea, do te mbahet foltorja me Lidhjen Demokratike te Gruas se Shqiperise.Ftoj grate demokrate te marrin pjese.Vetem te bashkuar fitojme! sb./