Sali Berisha nga Saranda, ku zhvilloi “Foltoren” me demokratët ka deklaruar se askush nuk do të përjashtohet nga partia pas Kuvendit Kombëtar.

Në fjalën e tij, ai tha se kur ai të bëhet kryetar do ta shndërrojë në demokratike. Po ashtu u është përgjigjur dhe deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, i cili ka kundërshtuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

“E thërrisni ju thotë kryetari, por prisni ta shikoj unë. Nuk do shohësh asgjë. Ti do shkosh të shohësh të gjitha firmat, por tagër mbi to ke zero, zero, zero. Sjellin statute të 15 viteve më parë, zero vlerë, sjellin dështimin e tyre të plotë. Ajo janë të depozituara në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar. Të gjithë mund të shkoni të 4200 firmat, asgjë nuk fshehim ne.

Ne ato nuk i publikojmë, pasi ka një ligj për mbrojtën të dhënave personale. Sot shkuan mediat dhe i morën një për një në dorë dhe i panë. Ata kanë frikë nga firmat tuaja, le të vijnë në Kuvend por dhe nëse nuk vijnë në Kuvend nuk përjashtohen nga Partia Demokratike”, u shpreh Berisha.