Sali Berisha në foltoren e tij në Burrel ditën e sotme nuk i ndali akuzat sërish ndaj Lulzim Bashës. Ai tregoi se si kryeministri Rama e mban peng kryedemokratin.

Sipas Berishës, Basha ka gisht në aferën e Toyota Yaris me 5 mln euro, dhe se ka bashkëpunuar me Taulant Ballën.

“Peng Basha, nëse Rama thotë diçka që qëndron, Berisha nuk kundërshton kurrë. Është e vërtetë që Rama të ka përmend ty Toyota Yaris ty, por sa për dijeni është e vërtetë që ai të mban peng ty. Prandaj Peng Basha dil e sqaro aferën me Toyota Yaris.

Ndave apo nuk ndave para me Taulant Ballën për atë aferë. Na del një ditë më vjen e thotë që do dalë një Toyota me 5 mln euro, ku e gjete këtë ti, e di unë tha.

Makina erdhi, por eurot nuk u kthyen. Shumë çudi kjo punë i them. Tani eurot nuk u kthyen mbrapsht, erdhën direkt në Durrës, 1.5 mln më pak.

Kanë ardhur disa herë hetuesit belgë dhe Basha i fshihej. Tani nëse Rama t’i përmend, atëherë do me thënë të mban peng,” tha Berisha.