Ministri belg i Shëndetësisë, Frank Vadenbruke, ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve të moshës 6 deri në 11 vjeç, duke thënë se vaksinimi i fëmijëve mund të fillojë në janar, nëse Agjencia Europiane e Barnave jep fillimisht dritën jeshile.

“Shpresoj që në janar të fillojmë vaksinimin e fëmijëve nga mosha 6 deri në 11 vjeç. Jemi në pritje të dritës jeshile (nga EMA)”, tha Vadenbruke.

Ministri gjithashtu mbështeti përdorimin e maskave në klasat e katërta, të pesta dhe të gjashta. Qarkullimi i koronavirusit kërkon, sipas tij, përdorimin e maskave edhe në shkolla.

“Pa vaksinën, do të kishte qenë një fatkeqësi e paprecedentë”, tha ai, duke shtuar se vaksina mbron nga simptomat e ashpra të sëmundjes, por nuk ngadalëson përhapjen e koronavirusit. Kjo aktualisht çon në rritje të pacientëve të shtruar në spital.