Pesë ndeshje, pesë fitore – Bayern Munich është i frikshëm në Ligën e Kampionëve.

Në sfidën e radhës, të besuarit e Julian Nagelsmann, e mposhtën 2-1 Dinamon e Kievit, raporton Gazeta Express.

Bayerni e nisi furishëm takimin duke shënuar dy herë në pjesën e parë.

Robert Lewandowskit për 1-0 në minutën e 14’, dhe Kingsley Coman për 2-0 në minutën e 42’, shënuan për mysafirët.

Në pjesën e dytë, vendasit dolën në fushë me një tjetër fytyrë.

Ata ruajtën portën deri në fund, por në anën tjetër edhe përkundër tentimeve, shënuan vetëm njëherë, për rezultatin përfundimtar 1-2.

Bayern tashmë është lider me 15 pikë nga po aq të mundshme deri më tani dhe ka kohë që është kualifikuar, derisa sonte mund të kualifikohet edhe Barcelona, që i duhet patjetër fitorja kundër Benficas.