Sot Bashkimi ka mbrojtur Alvisën në prezencë të saj sidomos në përballje me Arjanin dhe dy nga vajzat Mieklën dhe Ritvanën

Bashkimi: Më vjen shumë keq se si u trajtua tema e dhunës, nuk e prisja nivel kaq të ulët sidomos nga femrat, apo shoqet e saj siç thonë këto. Në moment që një nga konkurrentet këtu thotë se ka pas dhunë fizike dhe e thotë me fakte, pra thotë ajo, se unë nuk i kam parë. Këto të dyja u vërlusën pse se ke denoncuar, nuk e di se si janë kaq të pa shpirt njerzit, shpirt nuk kanë. Më dhimbset shumë nëse është e vërtetë nëse nuk është e vërtetë ja bën vetes Alvisa. Unë vij nga një vend që i besohet viktimës, këtu nuk shkon.

Arjani: Në pjesën e parë u pa qartë që aty ka qenë një lojë dhe kjo shkaktoi tronditjen tonë dhe mënyrën se si reaguam dhe që na vrau shumë prej të dyve.

Bashkimi: Te pjesa e dytë patët mundësi të reagonit, ti ke thënë nuk ka rëndësi nëse ka ndodh dhuna. Ajo është shumë gjë e rëndë t’ja thuash një vajze dhe ke thënë kjo është karta e fundit.

Arjani: E kam thënë pa dal fotoja.

Bashkimi: Ke thënë është viktimizimi i fundit nga ajo, fjala jote ka peshë. Mikela gjithashtu ka thënë unë e mendoj kështu.

Arjani: Në pjesën e parë pamë që ishte bërë një lojë, nëse kjo lojë ishte bërë për motive të tilla që ishin tepër të rënda, që Alvisa i tregon në fund të programit.

Bashkimi: Reagimi yt ishte reagimi më i keq nga një analist.

Arjani: Kërkova ndjesë publike.