Pas konferencës së Sali Berishës ku paralajmëroi dorëzimin e 4200 firmave, mbështetësit e tij kanë shkuar në zyrën e Edi Palokës.

Nga pamjet e ofruara LIVE, në selinë e Partisë Demokratike nuk kishte asnjë mbështetës të Lulzim Bashës. Kjo ka bërë që ‘delegacioni’ i Berishës të hyjë pa pengesa me kutite ku ndodheshin firmat.

Në krye të grupit të përbërë nga Balliu, Vokshi, Bumçi dhe Spaho, ka qenë Flamur Noka. Ky i fundit ka mbajtur edhe fjalën për procedurë para Edi Palokës.

Kujtojmë se firmat i dorëzohen Palokës nën cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar.