Gabriel Barbosa është në historinë e Flamengo-s.

Ish-ylli i Inter-it është lojtari i parë i shekullit të njëzetenjëtë që ka shënuar 100 gola me klubin kuqezi. I fundit që e ka bërë një gjë të tillë ka qenë Romario, në 1997 -ën.

Një ecuri e jashtëzakonshme, duke patur parasysh se sulmuesi ka luajtur 142 ndeshje dhe realizon një gol ose jep një asist mesatarisht çdo 93 minuta.

Këto shifra kanë çuar te fitoret e dy kampionateve brazilianë, të Kupës Libertadores, Recopa-s së Amerikës së Jugut, dy Superkupave braziliane dhe tre titujve si golashënuesi më i mirë.

E gjitha kjo në tre vite: Gabigol është huazuar në 2019-ën për t’u rimëkëmbur pas dështimit të dyfishtë europian me Inter-in dhe Benfica-n.

Në janarin e 2020-ës, Gabriel Barbosa është blerë përfundimisht nga Flamengo për 18.5 milionë euro, duke nënshkruar një kontratë deri në 2024-ën.