Beniada, Einxhel, Iliri dhe Sabiani. Këta ishin të nominuarit e javës nga banorët e Big Brother Vip. Por asnjë nga ata nuk do të largohet nga shtëpia, pasi publiku do të votojë përtë shpëtuar e jo për të eliminuar, gjë që banorët nuk e dinë.

Arbana Osmani zbuloi se mes katër banorëve të nominuar, do të votohet për të shpëtuar një dhe rrjedhimisht shpëton edhe personi që është çift me të do të shpëtojë. Mirëpo, ende nuk dihet çfarë do të ndodhë me të nominuarit e tjerë. Kujtojmë se prej një jave banorët po e vazhdojnë lojën në çifte, gjë që do të zgjasë për një kohë të caktuar.

Mdërkohë, Graniti ishte konkurrenti i radhës që la shtëpinë e Big Brother Vip, pasi ishte më pak i votuari nga publiku. Ai ishte në nominim me Monikën, Ilirin dhe Sarën. Largimin e tij nuk e priti aspak mirë Fifi, e cila nuk i mbajti dot lotët, ndërsa banorët e tjerë shkuan për ta qetësuar.