Në projetkbuxhetin për vitin 2022 janë parashikuar 1.8 miliardë lekë për shpronësimet për interes publik.

Shifra u bë e ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballluku .

Qeveria parashikon hapjen e një sërë kantieresh të reja kryesisht në infrastrukturë, ndërsa do të vijohet financimi i projekteve në vijim.

Tuneli i Llogorasë, ndërtimi i bajpasit të Tiranës, Gjirokastrës dhe financimi i disa loteve të Unazës së jashtme të Tiranës janë disa nga projektet infrastrukturore që do të financohen nga buxheti i shtetit gjatë vitit 2022.

Në vitin 2022 pritet të përfundojnë një sërë segmentesh rrugore, projekte këto me kontrata të lidhura.Për përmbylljen e këtyre projekteve është parashikuar një mbështetje buxhetore prej 1.5 miliardë lekë ose 20 % e buxhetit me financim të brendshëm.

Ndër projektet kryesore janë loti i 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë, ose tuneli i Skërficës, loti i 2 i bajpasit të Shkodrës, rruga Palasë-Dhërmi, loti i 3-të i segmentit rrugor Mbikalimi i “Pallatit me shigjeta” – Rrethrrotullimi “Shqiponja”, loti i 2-të i rrugës Korçë-Ersekë, ndërtimi i rrugëve lidhëse te rrethrrotullimi i TEG, rikualifikimi i akseve rrugore të Unazës Lindore, ndërtimi i rrugës lidhëse të autostradës Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit, rikonstruksioni i Urës së Vorës dhe asaj të Kirit në Shkodër