Thomas, vëllai i Meghan Markle është bërë pjesë e Big Brother Vip Australia dhe sigurisht, pjesë e diskutimeve të tij brenda shtëpisë, ishte dhe dukesha. Ai ka treguar se babai nuk është fansi më i madh i Princit Harry. Ai tha se babai i tij ishte “mosbesues” ndaj Harry-t. “Babai im nuk e miraton atë.”, tha ai.

Markle tha gjithashtu se përçarja e tij me të motrën filloi kur i shkroi Pallatit Buckingham duke kërkuar ndihmë për t’u marrë me paparacët. Më tej, ai theksoi se nuk i besoi 100 përqind pretendimet e saj gjatë intervistës së bujshme ku pretendoi se kishte probleme të shëndetit mendor.

Sipas tij, kishte pasur një raport të afërt me Meghan-in por ishte larguar prej tij pasi u ndikua nga fama që mori si aktore. “Ajo iku në Kanada dhe nuk e di pse ju rrit mendja aq shumë. Më herët ne e donim shumë njëri-tjetrin. Paratë e ndryshuan atë, mendoj. Paratë dhe fama i ranë në kokë shumë keq.”, tha ai.